Bundesliga Futboll Sport

TUCHEL E DO PATJETËR/ Rinisin bisedimet: Bayern gati të shesë yllin e mbrojtjes

Prej javësh po flitet për një largim të mundshëm të Jerome Boateng nga Bayern i Mynihut dhe duket se ndeshja e luajtur të premten e shkuar ka qenë e fundit me ekipin bavarez për mbrojtësin e kombëtares gjermane.

Sport Bild raporton se drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, është takuar në Mynih me homologun e tij te PSG, Antero Henrique, ku natyrisht tema kryesore e diskutimit ka qenë pikërisht qendërmbrojtësi.

Në Paris kanë shpenzuar jo pak edhe për Thilo Kehrer nga Schalke (21/37 milionë euro), por duan një lojtar me më shumë eksperiencë dhe Boateng është emri i përzgjedhur pej kohësh. Bayern kërkon 50 milionë euro, Parisi nuk e ofron këtë shifër, por mund të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Julian Draxler.

Trajeri Niko Kovac nuk e ka fshehur që dëshiron të ketë tre qendërmbrojtës niveli në ekip, por gjithsesi Bayern mund të blejë që tani kampionin e botës Benjamin Pavard nga Stuttgart-i, edhe pse e ka prenotuar për verën e ardhshme. Biznesi me PSG-në nuk mbaron me kaq, sepse edhe mbrojtësi spanjoll Juan Bernat mund të shkojë në Francë për rreth 15 milionë euro, por pengesë është kërkesa e tij për pagën, rreth 5 milionë euro në sezon.

Related posts

KUPAT E EUROPËS/ Nga borxhet te forma ligjore dhe stadiumet, shtohen kriteret për licencimin

Delo.autor

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Bregu i Fildishtë e nis me fitore historike (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho ‘i dashuruar’ pas Fellainit, kërkon ta mbajë tek United

Q.Autor

Leave a Comment