Futboll Sport

Mourinho sfidon sulmuesin e Manchester United: “Duhet të ishte këtu, por nuk është…!”

Jose Mourinho ka sfiduar sulmuesin francez, Anthony Martial, duke i bërë apel që të bashkohet sa më parë me Manchester United në turin amerikan, pas lindjes së djalit të futbollistit. Martial surprizoi trajnerin Mourinho javën e kaluar, kur i tha se do të largohej nga baza e klubit në Los Angeles, për të fluturuar drejt Paris, për të qenë pranë partneres së tij shtatzënë Melanie Da Cruz, në prag të lindjes së fëmijës. Ajo solli në jetë ditën e enjte djalin Swan, por Martial mësohet se ka informuar miqtë e tij se nuk ka asnjë qëllim që të rikthehet te United për përfundimin e turit amerikan, me ndeshjen kundër Real Madrid, në program për të mërkurën në Miami.

Gjithsesi Mourinho beson se nuk ka asnjë arsye pse Martial të jetë larg skuadrës, dhe e krahasoi sjelljen e tij me atë të futbollistëve si Marcus Rashford dhe Phil Jones, të cilët kanë ndërprerë para kohe pushimet, për tu bashkuar me skuadrën e United.

“Ai tashmë ka bebin e tij dhe pas lindjes së bebit, një beb i bukur, plot shëndet, falë Zotit, ai duhet të ndodhet këtu, por nuk është. Tani kemi Real Madrid dhe pastaj kemi Bayern Munich. Ky është starti ynë. Shpresoj që djemtë në pushimet e merituara të kujdesen për veten e tyre dhe ndonjëri të bëjë atë që bëri Rashford dhe Jones, pra të rikthehen pak më shpejt nga pushimet për të ndihmuar skuadrën që në fillim të sezonit mund të jetë në vështirësi. Do të më pëlqente që të kisha edhe dy përforcime, por besoj se do të kem vetëm njërin. I kam dhënë klubit një listë me pesë futbollistë, të shohim nëse do të mund të marrin ndonjërin prej listës”, deklaroi Mourinho.

Related posts

NGA VESELI TEK FLORIAN KAMBERI/ Ja lëvizjet e “kuqezinjve” në merkaton e janarit

Delo.autor

PO HUMBISTE NDAJ BETIS/ Bale dhe Kroos “shkrihen gazi” teksa Real “SHKATËRROHEJ” (FOTO)

Delo.autor

“ËSHTË GATI TË VESHË FANELLËN E JUVENTUS”/ Tacchinardi nuk ka dyshime: Ai është shumë i fortë

Delo.autor

Leave a Comment