Futboll La Liga Sport

U largua nga Spanja/ Pique “mendon” për fundin e karrierës: ” Nuk dua të përfundoj si Puyol”

Pas deklarimit të të tërheqjes nga kombëtarja e Spanjës, Gerard Pique ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit të Barcelonës me rastine e 10-vjetorit të debutimit të tij me Barcelonën që nga ndeshja kualifikuese e Champions League ndaj Wisla Krakow e fituar 4-0.

31-vjeçari ka folur për rrugëtimin e tij gjatë këtyre viteve dhe momentin më të mirë të karrierës.

” Të luaje pak në një ndeshje 4-0 në ‘Camp Nou’ ishte e mrekullueshme. Unë luajta gjithashtu. E lashtë stadiumin i lumtur atë natë. Qëndrueshmëria? Nuk e prisja se do të fitoja ato që kam fituar, të luaja në atë mënyrë që kam luajtur dhe të kem të kisha atë rëndësi që kam. E kam përjetuar me dëshirë çdo gjë dhe ndihem i privilegjuar. Një ditë do të ngre dorën dhe do të largohem, por deri në ditë duhet ta shijoj sa më shumë futbollin.

Kujtimet më të bukura? Besoj Champions League. Ajo e Berlinit më gëzoi shumë sepse 6 muajt e parë ishin shumë të vështirë. Trajneri ishte në diskutim për të qëndruar ose jo, kishte thirrje për zgjedhje në klub. Dhe 6 muajt e fundit ishin të ashpra. Ishte tripleta e dytë. Të fitoje të parën ishte e jashtëzakonshme, por e dyta do të thoshte se këta lojtarë arritën diçka të paparashikuar. Puyol? Nuk duhët të them të njëjtën gjë si ai që do të luaja deri 40 vjeç dhe nuk e arriti dot. Të jesh mbrojtës te Barcelona do të thotë të sakrifikosh shumë për skuadrën”, përfundon intervistën 31-vjeçari.

Pas presioneve të spanjollëve në lidhje me qëndrimet pro-vendlindjes së tij Katalonjës dhe dështimit në Kupën e Botës, Pique i dha fund karrierës me Kombëtaren Spanjolle.

Andres Iniesta dhe David Silva janë dy futbollistët e tjerë që nuk do të vazhdojnë më t’i shërbejnë “Furisë së Kuqe”.

Related posts

ZYRTARE/ Jasir Asani e mbyll me Partizanin, 26-vjeçari zbulon vendimin për të ardhmen

Delo.autor

COPPA ITALIA/ “Mikpritja” zgjat vetëm 2 minuta, Dzeko ndëshkon Romën (VIDEO)

Delo.autor

Fiorentina “përjashton” Interin nga Championsi, “Lewandowski i ri” rishkruan historinë

Isa.Autor

Leave a Comment