Futboll Sport

Hasan Lika: Vllaznia është markë, të gjithë bashkë kthehemi në Superiore

Marka mbetet markë, sido që të jetë situata. Vllaznia është djepi i futbollit shqiptar, pavarësisht se në 100-vjetorin e themelimit duhet të tentojë ringritjen në elitë. Pas kolapsit të edicionit të fundit, drejtuesit e kuqebluve vendosën t’ia skuadrën 58-vjeçarit nga kryeqyteti, një trajner me CV të pasur, por mbi të gjitha një njeri që e njeh ambientin. Aventura e Hasan Likës në krye të Vllaznisë nis me prezantimin e tij përpara skuadrës nga administratori i ri, Duan Lici, një fjalim përpara grupit dhe më pas puna me lojtarët. Misioni për 58-vjeçarin nuk është i lehtë, në Shkodër jetojnë me futbollin, Vllaznia është dashuria e vetme dhe presioni është i madh. Idetë e trajnerit kryeqytetas janë të qarta, pasi për të Kategoria e Parë nuk është një terren i panjohur, ndryshe nga skuadra që duhet të përshtatet me ashpërsinë në këtë nivel.

Shpresojmë të bëjmë mirë dhe atë që presin nga ne. Shpresojmë të gjithë bashkë të shkojmë aty ku na takon, në Superiore. Është e mundur, sepse duke punuar bashkë ia dalim. Vështirësi ka dhe kjo është eksperienca ime e dytë në këtë kategori. Është kampionat i fortë, i vështirë, por shpresojmë t’ia dalim.

Nga Vllaznia janë larguar disa lojtarë, edhe pse pjesa më e madhe e grupit që garoi edicionin e kaluar në Superiore janë me kontratë. Për të arritur objektivin duhet siguruar një skuadër e fortë, që nis me konfirmimet dhe më pas me përforcimet në skuadër.

Kemi biseduar dhe vijojmë të flasim për të përmirësuar skuadrën. Jemi të varur nga ndonjë largim i mundshëm dhe duhet ta plotësojmë vendin që mund të lihet bosh. Kemi nevojë të përmirësohemi në pozicione të ndryshme.

Pavarësisht se është një nga momentet më të këqija në historinë e Vllaznisë, tifozët shpresojnë që skuadra t’i surprizojë me një ecuri të mirë në Kupë, kompeticioni i vetëm ku mund të garojnë me skuadrat e elitës, edhe pse objektivi kryesor është rikthimi në Superiore.

Duke parë ekipin që do të krijojmë, mund të tentojmë të ecim larg në Kupë, por prioritet është kampionati.

Related posts

RAIKKONEN REAGON PËR SITUATËN NË F 1/ Dënime më të ashpra për pilotët që shkaktojnë aksidente

Isa.Autor

YLLI I PREMIER NJOFTON LARGIMIN/ Harry Kane e mbyll me Tottenham, në Angli nis ankandi për sulmuesin

Delo.autor

DY NDESHJE NË PAK DITË/ Egbo: Ishim të lodhur, duhet të vazhdojmë me këta lojtarë…

Delo.autor

Leave a Comment