Futboll Premier League Sport

U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON

Bordi drejtues i Manchester United do të vazhdojë ta mbështesë trajnerin e skuadrës, Jose Mourinhos, përkundër humbjes me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit, pasi që ata ishin të kënaqur me performancën e “Djajve të kuq” në pjesën e parë të ndeshjes, raporton The Guardian.
Unitedi e humbi ndeshjen e dyte radhazi mbrëmjen e së hënës në Old Trafford. Ata humbën me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit në shtëpi. Klubi londinez i shënoi që të tri golat në pjesën e dytë të ndeshjes, njëra u shënua nga Harry Kane, ndërsa dy të tjerat nga Lucas Moura.

Megjithatë, skuadra e Jose Mourinhos ishin mjaft të mirë në pjesën e parë të ndeshjes. Strategu portugez e kishte ndryshuar plotësisht formacionin e ndeshjes, dhe kishte zgjedhur të luante me formacionin 3-3-3-1, në të cilën Herrera, mesfushor defansiv, luante në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Përkundër faktit që ndeshja përfundoi pa gola në pjesën e parë, Unitedi pati shumë mundësi për të shënuar gol. Rasti më i mirë ishte ai i Romelu Lukakus, i cili nuk arriti të shënojë në portën e zbrazur, pasi e kishte kaluar portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris.

Pas humbjes kundër Brightonit javën e kaluar, përgjigja e Mourinhos, sa i përket performancës së skuadrës, ishte mjaftueshëm e mirë për bordin drejtues, dhe për këtë arsye ata nuk dëshirojnë ta shkarkojnë portugezin.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me atë të Burnleyt të dielën dhe pastaj do te ketë një pushim të shkurtë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Nëse nuk ndodh asgjë e tmerrshme gjatë kësaj kohe, Mourinho nuk pritet të shkarkohet.

Related posts

PO REZULTON DËSHTIM/ Blerja 40 milion euro zbulon pse nuk ka debutuar me Liverpoolin

Isa.Autor

Dortmund kontratë të re për Reus

Q.Autor

Nëse ikën Griezmann, Atletico Madrid do të ofrojë 120 milionë për Dybala

Sadik.Autor

Leave a Comment