Futboll Seria A Sport

DUAN TRIPLETËN/ PJANIC zbulon GARËN TRESHE me DYBALËN dhe RONALDON

“Eshtë e rëndësishme të vazhdojmë të fitojmë dhe jam i sigurt që skuadra do të gjejë formën ideale dhe pastaj do të dëfrehemi edhe më shumë,” – këto kanë qenë fjalët e Miralem Pjanic. Për mikrofonët e “Juventus TV”, boshnjaku ka komentuar edhe golin e tij të parë në këtë sezon, me të vërtetë spektakolar, kundër Lazio: “Nuk ishte një gol i vështirë. Topi mbeti në ajër, por unë arrita ta dërgoja atje ku doja. Për goditje të tilla duhet të kesh mbi të gjitha koordinim, por edhe teknika është shumë e rëndësishme.”

Më pas, Pjanic zbulon: “Gjatë gjithë vitit të kaluar bëja garë me Dybala në stërvitje për goditjet e dënimit, tani është shtuar edhe Ronaldo. Ai godet shumë mirë dhe në fund të çdo stërvitje bëjmë një garë treshe, edhe për argëtim. Ronaldo do të na jap shumë dhe unë jam i lumtur që është me ne. Vitet e fundit ka treguar se është më i miri në botë.

Related posts

Bottas: Më mungon fitorja, në Formula 1 gjithçka është e mundur

Sadik.Autor

Sulmuesi i njohur është vetëm një ndeshje larg ushtrisë

Isa.Autor

Ronaldo zgjedh gjashtë pasardhësit e tij, një futbollist luan me Barcelonën

Sadik.Autor

Leave a Comment