Sport Të tjera

Dillashaw mbron titullin kampion, mposht Garbrandt me “KO” në raundin e parë

TJ Dillashaw mbron titullin kampion bote në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse, pas fitores me “KO teknik” që në raundin e parë ndaj Cody Garbrandt, duel i vlefshëm për eventin UFC-227, zhvilluar në “Staples Center” të Los Anxhelosit. Një duel i dominuar nga kampioni i botës, që mbron titullin ndaj personit që e pat fituar në nëntor të vitit të kaluar, ndaj edhe revanshi konfirmoi se Dillashaw është më superior se rivali i tij.

Një shkelm i fortë në trupin e Garbrand duket se e çoroditi këtë të fundit, që në fundin e raundit të parë pësoi edhe një grusht të fortë nga Dillashaw, duke përfunduar pas rrjetës. Nga ky moment, Garbrandt ishte shënjestër e Dillashaw, që nuk i kurseu grushtet e njëpasnjëshme, duke detyruar gjyqtarin e duelit që ta mbyllte atë para kohe. Për Dillashaw ky është suksesi i 16-të në UFC, ku ka edhe 3 humbje, ndërsa për Garbdrandt humbja e dytë radhazi pas 11 fitoreve.

Related posts

Tifozët kroat “tërbojnë” serbët, iu djegin flamurin dhe thërrasin: Kosova, Kosova… (VIDEO)

Sadik.Autor

“ZBËRTHEHET Pioli: Kampionat anormal! Serie A nuk e fiton kushdo. Napoli…

F.autor

Nuk janë në Botëror, por kanë blerë më shumë bileta se çdo vend tjetër në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment