Futboll Sport

Valladolid – Barcelona, federata ndërmerr masa ndaj vendasve shkaku i kushteve të dobëta në fushë

Barcelona ka regjistruar fitore minimale në udhëtim mbrëmjen e kaluar duke mposhtur Real Valladolidin me rezultat 0:1.
 Një gol i Ousmane Dembele në minutën e 57′ ishte vendimtar për takimin.

Katalunasit hasën në shumë vështirësi edhe shkaku i kushteve minimale të stadiumit. Tereni ishte i dëmtuar dhe lojtarët e Ernesto Valverde nuk kishin mundësi ta bënin lojën e tyre “tiki – taka”.

Stafi dhe lojtarët e Barcës ishin të frustruar, mirëpo, presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka premtuar se do të liga do të merr masa disiplinore ndaj Valladolid.

Në një postim në Twitter, Tebas ka thënë se Valladolid nuk ka plotësuar as kushtet minimale që kërkohen për të garuar në La Liga.

Mbetet të shihet se a do të ndëshkohet skuadra e Real Valladolid nga federata spanjolle.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Shitja e Icardit ishte oksigjen për Inter, por pandemia ka goditur fort

Delo.autor

LARGOHET NGA MILAN/ Andre Silva kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat me Hamilton, Ferrari shumë larg rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment