Sport Të tjera

E kaluara problematike e shumë basketbollistëve me karrierë në Kosovë

DeMario Mayfield dhe Mikaile Tmushic janë dy prej lojtarëve që Sigal Prishtina i ka angazhuar gjatë javës. Por kjo nuk është e përbashkëta e vetme e tyre. Tmushic tashmë llogaritet pjesë e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, ndërsa amerikani Mayfield është po ashtu reprezentues. Jo i SHBA-së, por si shumë basketbollistë të tjerë amerikanë i një përfaqësueseje tjetër. Mayfield luan për Irakun.

E kaluara problematike është një prej gjërave të përbashkëta e Mayfieldit dhe e Tmushicit. Këtë të përbashkëta e ndajnë me shumë e shumë basketbollistë të huaj që për vite kanë luajtur në Kosovë.

Në të vërtetë basketbolli kosovar më nuk mendohet pa lojtarë të huaj, shkruan Koha ditore. Lojtarët e huaj, para së gjithash ata amerikanë, vlerësohen “magnet” për tifozët e basketbollit. Për afro 20 vjet nëpër klubet kosovare të basketbollit kanë parakaluar qindra lojtarë të huaj, shumica amerikanë. Ka pasur basketbollistë të nivelit të lartë, ndër të tjera me të kaluar në NBA, në Euroligë dhe në klubet cilësore evropiane.

Ka pasur basketbollistë fare të lirë, që kanë kushtuar pak qindra euro në muaj, e madje të tillë që kanë luajtur pa para. Ka basketbollistë të huaj që mbahen mend gjatë për kontributin e tyre për skuadrat ku kanë luajtur, për diferencën që kanë bërë dhe për atraktivitetin që kanë ofruar. Por ka edhe të tillë, madje shumica, që janë harruar shpejt dhe shërbejnë vetëm për statistikë, pasi nuk kanë ofruar ndonjë gjë të madhe.

Related posts

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

PARALAJMËROI PËRMBYSJEN E LIVERPOOL/ Arsene Wenger: “Anfield” është i vetmi vend ku askush nuk…

Delo.autor

MESSI SHQETËSON BARCELONËN/ Mund të humbasë ndeshjen e parë të…

Delo.autor

Leave a Comment