Futboll Sport

VETËM MESSI MË I MIRË/ Ibrahimovic: Shijoni praninë time, për sa kohë zgjat…

Zlatan Ibrahimovic është kthyer! Në fushën e lojës, pas “grevës” për të luajtur në fushën sintetike të Seattle Sounders, por edhe jashtë fushe, me deklaratat e zakonshme.

Një lajm i mirë, pasi refuzimi për të luajtur dhe falimentimi i markës së tij “A-Z”, mund të hidhnin hipotezën e një momenti shumë të vështirë për suedezin. Në Amerikë hodhën edhe hipotezën se ai ishte drejt fundit të karrierës.

“A do ta mbyll karrierën te Galaxy? Të shohim, edhe pse tani ndihem shumë mirë. Kam pasur një dëmtim të rëndë, por më pas të gjithë e harruan, sepse pas tre muajsh unë zbrita në fushë dhe i tregova të gjithëve që isha gjallë.”

Më pas, suedezi vazhdon: “Ndihem mirë fizikisht dhe mirë në Los Anxhelos. Më pëlqejnë shokët e ekipit, më pëlqejnë njerëzit që kam përreth dhe më pëlqen qyteti. Dua të ndihmoj klubin dhe shokët e mi që të fitojmë. Nuk e di se ku do ta mbyllë karrierën. Për momentin jam këtu dhe shijojeni sa më shumë praninë time në këtë ekip, për sa kohë do të zgjasë…”

Related posts

LIVE/ Ajax-Juventus, David Neres barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

U ELEMINUA NGA AJAX/ Ja çfarë thotë Allegri pas ndeshjes

Delo.autor

ROMA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

Leave a Comment