Futboll Seria A Sport

Vidal endet “në qiell”/ Mediat italiane”të paqarta” për të ardhmen e ish-yllit të Juventusit

Kalimi i mesfushorit të Bayern Munich Arturo Vidal te Interi është kthyer në një gangrenë të vërtetë. Parimisht zikaltërit kanë rënë dakord për koston e transferimit prej 22 milionë € dhe rrogën prej 5 milionë €. Por midis mediave italiane sportive “Tuttomercatoweb” dhe “Sportitalia” ka nisur një përplasje informacionesh. Të parët deklarojnë se Vidal do të mbërrijë të premten në Milano për të kompletuar vizitat mjekësore dhe prezantimin, ndërsa e dyta pretendon se nuk ka asnjë program për të sjellë futbollistin e Kilit ditën e premte në “San Siro”.

Klubi ka investuar mbi 100 milionë € këtë merkato për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin e Serisë A sezonin e ri. Por drejtuesit kanë pretendime të mëdha pasi duan të transferojnë yllin e Real Madridit Luka Modric, i cili mund të mbyllë kapitullin e mrekullueshëm me spanjollët pas 6 vitesh sukses.

 

Related posts

BRAZILIANI KËRKON MË SHUMË HAPËSIRË/ Futbollisti i Barcelonës drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

E BUJSHME/ PERISIC TEK MAN UNITED: Interi hap rrugën, por vendos vetëm një kusht

Isa.Autor

Merkato rekord në Serie A/ Ja 10 futbollistët që kushtojnë më shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment