Futboll Sport

Vjen trofeu numër 23 në karrierë: Eshtë e bukur të jesh 40 vjeç…

“Edhe 40 vjeç mund të jesh ende i lumtur nëse fiton një Superkupë,” – këto kanë qenë fjalët e para për Gianluigi Buffon pas fitoi trofeun e parë me fanellën e Paris SG, Superkupën e Francës, duke mposhtur 4-0 Monaco.

Ky ishte trofeu numër 23 në karrierën e portierit që më parë ka fituar 9 herë Serie A, 1 herë Kupën e Botës, 6 herë Superkupën e Italisë, 5 herë Kupën e Italisë dhe 1 herë Kupën UEFA.

“Falënderoj edhe një herë Juventus që më ka mësuar një kulturë pune e cila më jep mundësinë ende të shijon futbollistin në moshën 40 vjeç dhe falënderoj Parisin që më dha një tjerët shtysë për të vazhduar,” – shtoi Buffon.

Më pas, ai zbuloi: “Nuk e kam kërkuar kurrë numrin 1 te PSG sepse i takonte Trapp, por Kevin erdhi vetë pak ditë më parë dhe ma dhuroi. E falënderoj nga zemra për këtë emocion që më dha. Ia kushtoj atij trofeun tim të parë në Francë.”

Related posts

Asamoah drejt largimit, Juventusi në garë për Darmian

Q.Autor

NUK FITOI ASNJË ÇMIM NGA UEFA/ Ronaldo lëshon batuta: “Pleshti” është dy vite më i ri, por…

Delo.autor

ISHTE VUAJTJA E FUNDIT PËR…/ Ja si e fitoi Manchester Unitedi bastin e madh të janarit

Delo.autor

Leave a Comment