Futboll Seria A Sport

WANDA NARA merr rolin e analistes, gati të KRITIKOI ICARDIN çdo të hënë

Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të Inter Mauro Icardi, thotë se është e gatshme të kritikojë burrin e saj pasi do të jetë analiste në Mediaset.

Nara do të shfaqet në emisionin sportiv Tiki Taka, që do të transmetohet ditën e hënë në Italia 1 këtë sezon, dhe argjentinasja, e cila është gjithashtu edhe agjentja e Icardi-t, shprehet se do të tregohet 100% asnjanëse.

“Mediaset ka vite që më kërkon, por tani kam pranuar sepse mundem,” shprehet ajo për Corriere della Sera.“Isabella, vajza ime më e vogël, fillon kopshtin në shtator, kështu që do të kem disa orë të lira.

“Përveç kësaj, Mauro është në shtëpi të hënave. Kemi vendosur së bashku dhe ai është dakord dhe i lumtur.“Jam një grua e pavarur, kam punuar gjithmonë dhe nuk dua të varem nga askush, as nga bashkëshorti im, të cilin e dua.

“Të kritikojë Mauro-n në televizor? Pse jo?”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Immobile përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe ndëshkon Marseille (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton festoi ditëlindjen në heshtje, ja personi i vetëm me të cilin kontakton

Delo.autor

Merkato në fazën e fundit, CHELSEA “gjurmon” mesfushorin e ARSENALIT

Isa.Autor

Leave a Comment