Bundesliga Futboll Sport

Werner injoron të mëdhatë e Europës: Ardhja e tij ka ndryshuar gjithçka

Sulmuesi i Leipzig, Timo Werner, ka pranuar se ka menduar të largohet te një klub i madh, por në fund ka vendosur të qëndrojë. “Në fundin e sezonit të kaluar, për një moment mendova: Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Por këto mendime janë larguar përfundimisht. Kam edhe dy vite kontratë këtu dhe dua të fitoj me Leipzig”, ka thënë Werner.

22-vjeçari ka pranuar se marrja e trajnerit Julian Nagelsmann nga Hoffenheim (do të marrë drejtimin e Leipzig në 2019-ën) ka ndikuar shumë te vendimi i tij.

“Nagelsmann është një nga trajnerët më të mirë në Gjermani. Fakti që do të vijë te ne është një tregues i madh i forcës sonë. Shumë skuadra të tjera e donin. Kjo ka ndikuar shumë te vendimi im. Më tërheq shumë ideja për të luajtur me të për dy vite të tjerë”, ka shpjeguar Werner.

Kontrata e tij me Leipzig skadon në 2020-ën dhe për të janë interesuar klube, si Bayern Munich, Manchester United, Liverpool dhe Milan.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ PSG është afër marrëveshjes me yllin, gati firma deri në 2026-ën

Delo.autor

HEROI I NANTES NË FITOREN NDAJ PSG-SË/ Lafont: Neuer? Të gjithë e dinë kush jam

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Mesfushori Kroos realizon një SUPER GOL ndaj Barcelonës nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment