Futboll Sport

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Klubi nënshkruan me 22 lojtarë në 2 orë

Elazigspor, klub që luan në kategorinë e dytë të futbollit turk, ka vendosur një rekord të ri duke nënshkruar me 22 lojtarë në më pak se dy orë në ditën e fundit të merkatos.

Elazigspor e realizoi një gjë të tillë pas mbylljes me sukses të negociatave me Federatën Turke të Futbollit, që kishte ndaluar klubin të bënte lëvizje në merkato.

Pavarësisht kohës së paktë në dispozicion, ata kanë arritur të marrin në ekip 22 fytyra të reja: 12 blerje dhe 10 huazime. “Dua të falënderoj të gjithë ata që e bën të mundur realizimin e këtij operacioni”, ka thënë ish-presidenti i Elazigspor, Selcuk Ozturk.

“Kemi zhvilluar njëkohësisht negociata me federatën për heqjen e bllokimit të merkatos dhe me lojtarët që donim të merrnim. Pasi morëm dritën jeshile nga federata, kemi arritur të kontaktojmë lojtarët dhe t’i marrim brenda 2 orëve”.

Gjithashtu, Elazigspor është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Orhan Kaynak.

Cengizhan Akgun, Ahmet Sabri Fener, Serge Akakpo, Emrah Gur, Abdulkadir Kayali, Muhammed Ildiz, Dersim Sahan Kaynak, Boubacar Traore, Gokhan Akkan, Mustafa Eskihellac dhe Nuh Naci Kırlankocoglu kanë nënshkruar për një vit e gjysmë me klubin.

Bakemenga, Emir Gokce, Murat Ceylan, Ahmet Burak Solakel, Kadir Bekmezci, Rustu Hanli, Serdar Ozbayraktar, Tufan Kelleci, Yigitcan Erdogan, Diallo dhe Georgiadis janë marrë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

Related posts

Dalipi tregohet realist, trajneri flet për Evropën

Sadik.Autor

PLAS PAS PËRFUNIDMIT TË NDESHJES/ Shpërthen sherri masiv në Milan-Lazio në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Portieri Ter Stegen bën “Messin”, shpëton Barcelonën nga turpi

Delo.autor

Leave a Comment