Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Barcelona ka prenotuar blerjen e POGBAS, transferimi verën e ardhshme

Paul Pogba nuk do të lëvizë këtë verë nga skuadra e Manchester United, por kjo gjë do të ndodhë verën e ardhshme. Sipas të përditshmes britanike “Express”, skuadra katalanase ka hequr dorë nga blerja e kampionit të botës edhe pse gjatë ditëve të fundit pat ofruar 50 milionë stërlina si dhe dy lojtarë te skuadra e United për të bindur trajnerin Jose Mourinho të pranojë. Por as kjo ofertë nuk e bindi trajnerin portugez.

Për pasojë, Barcelona ka vendosur të heqë dorë, të paktën për momentin, nga transferimi i mesfusgorit francez, që do të vazhdojë të luajë për “djajtë e kuq” edhe këtë sezon. Pritet që verën e 2019-ës, skuadra “blaugrana” të bëjë një ofertë edhe më të mirë në adresë të lojtarit, për ta sjellë në “Camp Nou”. Për momentin, Pogba do të vazhdojë të jetë një lojtar i United edhe pse nuk ka më dëshirë të luajë për Mourinho.

Related posts

Legjenda e Vllaznisë hedh bombën për privatizimin e klubit

Sadik.Autor

LIGUE 1/ Neymar kërkon largimin nga PSG-ja, 5 arsyet

Q.Autor

LUCA VJEN TEK NAPOLI/ Kampionët pëlqejnë edhe Jack Grealish, Liverpool me sytë nga Osimhen

F.autor

Leave a Comment