Futboll La Liga Sport

ZBULOHETE VËRTETA/ Lopetegui: Ja pse nuk e aktivizioj portierin COURTOIS

Lopetegui për Courtois: Kam opsione të mira dhe konkurrencë të madhe në portë, vendosim për çdo ndeshje
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka treguar arsyen pse portieri i ri Thiabaut Courtois nuk po mbron si titullar te Mbretërit.

Courtois u transferua gjatë verës te Real Madridi për një shifër të raportuar prej 35 milionë eurosh, duke realizuar ‘ëndrrën’ e tij.Megjithatë, portieri belg ende nuk ka arritur të zë vendin e titullarit, pasi në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madridit nuk ishte i pranishëm, ndërsa ndaj Getafes dhe Gironas ishte në bankë. Lopetegui ka thënë se ka opsione të mira për portën dhe do ta zgjedh cilin është më i miri për çdo ndeshje.

 

“Nuk është një situatë që është e lehtë për t’u kuptuar, por është e thjeshtë për t’u shpjeguar”, ka thënë fillimisht Lopeteguiu pas fitores 4-1 kundër Girona. “Unë kam disa opsione të mira në portë dhe nuk ka probleme në atë fushë. Ne do të vendosim se çfarë është më e mira për çdo lojë”.

“Keylor mori sot mundësinë dhe bëri shumë mirë. Ka konkurrencë të madhe dhe kjo na bën më të fortë në repartin e portës”.“Unë kam disa mendime në mendjen time, por nuk do t’i ndaj me to”, përfundoi trajneri spanjoll.

Related posts

Leonardo: Ndaj Piatek ishte penallti e pastër, ja pse nuk luajti Kessie

Delo.autor

LIVE/ BARÇA-REAL: Starton pjesa e dytë, madrilenët e fillojnë me një ndryshim (VIDEO)

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Europiani U-20, Greqia “leksion” kombëtares kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment