Futboll Premier League Sport

LUAJNË NË TRE FRONTE/ Klopp përmend rotacionin, SHAQIRI i kujton se është gati

Xherdan Shaqiri është i bindur që është gati të luajë si titullar te Liverpool, duke iu përgjigjur kështu synimeve të trajnerit Jurgen Klopp për të bërë ndryshime në skuadër, pavarësisht nisjes fantastike të sezonit me 100% fitore.

Gjermani pranoi se të tijtë e humbën pak në pjesën e dytë të ndeshjes së fituar 1-0 kundër Brighton në “Anfield”, ku një pritje vendimtare e Alisson i shpëtoi tri pikët. Ai ka lënë të kuptohet se do të përdorë rotacionin për ndeshjet e ardhshme, pasi në tre të parat nuk bëri asnjë ndryshim.

Të shtunën Liverpool luan në fushën e Leicester dhe Shaqiri ia bëri të qartë trajnerit se është gati, kudo që ai ta vendosë në fushë. “Ai ka sjellë disa lojtarë këtë verë që janë shumë cilësorë dhe që do ta ndihmojnë shumë. Skuadra ka nevojë për konkurrencë në disa pozicione sepse kjo e bën më të fortë. Besoj se mund të luaj në çdo pozicion në vijën e sulmit dhe trajneri e di këtë”, tha mesfushori me origjinë shqiptare.

“Gjatë miqësoreve kam luajtur kudo, si sulmues qendre, si organizator dhe si sulmues krahu. Megjithëse me Klopp nuk bëhet fjalë për pozicion fiks, pasi çdo moment duhet të ndryshosh vend. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe më pëlqeni futbolli që kërkon trajneri. Është super edhe për mua”.

Shaqiri shtoi se është përshtatur shumë mirë në klubin e tij të ri, falë edhe disa fytyrave të njohura. “Kloppin e njoh që prej kohës kur luaja në Gjermani dhe e dija që ai ishte zgjidhja e duhur për mua. Kisha disa alternativa por kjo mu duk e drejtë. Gjithashtu përgatitësi atletik Andreas Kronmayer, ka qenë me mua te Bayern, kështu që e njihja pak a shumë punën e tij. Por edhe nutricionista Mona Nemmer ka qenë më parë te Bayern”, shtoi mesfushori i Zvicrës.

Related posts

STATISTIKAT/ Kastrioti bën namin në 45 minuta, ja renditja e pjesëve të para në Superiore…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ “Ra për atdheun”!, ish-futbollisti i ri vdes në frontin e luftës

Delo.autor

INTER-NAPOLI/ “Zikaltërit” përfitojnë një penallti, Calhanoglu nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment