Futboll La Liga Sport

ZËVËNDËSUESI I RONALDOS/ Ende asnjë ofertë nga REALI për RODRIGON

Përpjekjet e Real Madridit për ta transferuar sulmuesin Rodrigo nga Valencia kanë hasur në pengesa, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”. Valencia është e gatshme ta shesë përfaqësuesin spanjoll, pasi tashmë ka nënshkruar me dy sulmues, Kevin Gameiron dhe Michy Batshuayin.

Megjithatë, Valencia këmbëngul që Reali ta paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap shifrën 120 milionë euro.

Madridi, ndërkohë, nuk është i interesuar të shpenzojë aq shumë në vetëm një lojtar, edhe pse mund të tentojë ta rrëmbejë atë nëse ulet çmimi i tij para mbylljes së afatit kalimtar.

Related posts

Pas Zinedine Zidane, një tjetër trajner drejtues largohet nga Real Madrid

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Pas 10 minutash lojë, sulmuesi Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

“ISHIM TË PAMËSHIRSHËM”/ Henderson tregon emocionet: Trofeu më i ëmbël

Delo.autor

Leave a Comment