Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NISIN FESTËN/ RONALDO dua të fitoj Championsin me JUVENTUSIN

Sapo ka mbërritur në Itali, dhe përveç fushës së lojës, Kristiano Ronaldo nuk ka lënë pas as marketingun. Ai është tashmë ambasador botëror për kompaninë e transmetimit DAZN, e cila këtë sezon ka të drejtën për të transmetuar edhe disa ndeshje në Seria A.

Teksa u prezantua si ambasador i kësaj kompanie, Ronaldo nuk la pa përmendur edhe çështjet që kanë interes për të gjithë tifozët bardhezi. “Dua të fitoj Champions League me Juven. Do të përqendrohemi tek ky objektiv bashkë me shokët e skuadrës, por, pa qenë të fiksuar. Hap pas hapi, do shohim. Edhe nëse nuk ia arrijmë këtë sezon, do e provojmë vitin tjetër ose më vonë. Qëllimi është të fitojmë kampionatin, Kupën, dhe sigurisht të japim më të mirën në Champions.”

PSE JUVE? – “Ka gjëra në jetë që duken të vendosura nga fati dhe në këtë rast ka qenë kështu. Unë kurrë nuk prisja të luaj në këtë klub, por disa gjëra ndodhin natyrshëm. Siç të gjithë e dinë, Juventusi është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua ishte një vendim i lehtë. Natyrisht, ajo që bëra me Realin e Madridit ishte e pabesueshme, kam fituar gjithçka dhe kam shumë miq, por Juventusi provoi të më donte më shumë se kushdo dhe unë dua të përpiqem të shkruaj edhe këtë histori me këtë klub.”

Related posts

MENDUAN SE AJAX DO “SHPËRBËHEJ”/ Pas De Ligt një tjetër yll kërkon të qëndrojë në Amsterdam, ja emri

Delo.autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 20 klubet më të mira në historinë e Champions

Delo.autor

BYLIS-PARTIZANI/ Hidi bën heroin ndaj Braun, vendasit mbeten me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment