Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT NË FESTË/ VIDAL prenoton numrin e fanellës, ja kur vjen tek INTERI

Pasi ka arritur marrëveshjen për Sime Vrsaljkon, tashmë Interi do përqendrojë të gjitha forcat te goditja e fundit e merkatos. Arturo Vidal do plotësojë “mozaikun”, duke i dhuruar Spalletit një tjetër kampion pas Naingolanit.

Bayerni i Mynihut në fakt duket t’i jetë dorëzuar ofertës së paraqitur nga drejtori sportiv Piero Auzilio.Kiliani do transferohet përmes formulës së huazimit për një total prej 20-22 milionë eurosh.

Një shifër absolutisht e përballueshme, edhe pse mbetet për t’u përcaktuar kostoja e huazimit (pritet të jetë, sipas mediave italiane, 8 milionë: kështu do plotësoheshin 30 milionët e kërkuar nga bavarezët për mesfushorin).

Ndërsa lojtarit në krahun tjetër i është ofruar një kontratë trevjeçare prej 4,5 milionësh në sezon.

Gjithçka do ecë përpara, megjithatë, pasi Vidal të ketë firmosur zgjatjen e kontratës së tij aktuale me gjermanët, në skadencë në vitin 2019, me një tjetër sezon.

Pasi të jetë firmosur kontrata me bavarezët, do hapen dyert e transferimit në Milano, ku Vidal mund të zbarkojë që ditën e shtunë dhe mund të “gjejë” fanellën e tij të preferuar.

Në këtë aspekt, një tregues ka ardhur nga faqja zyrtare e zikaltërve: Zhoao Miranda, që kishte zgjedhur 23-shin (numrin e Arturos), ka kaluar sërish te 25-a. Kur vjen “mbreti”, çdo dëshirë e tij është urdhër.

Related posts

Gonzalo Higuaín e bën Italinë të qajë: Kam një letër për ty…

Q.Autor

TËRMETI/ “Air Albania” pret legjendat e futbollit botëror, Zambrota, Perrota e të tjerë zhvillojnë ndeshje bamirësie

Delo.autor

HUMBJA E ROMËS NË DERBI/ Ibanez i shokuar pas dy gafave, ofendohet rëndë nga familja në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment