Futboll Sport

“PLESHTI” E SHAU NGA NËNA/ Fizioterapisti i Bolivisë: Djali im quhet Lionel, përplasja në fund një keqkuptim

Pamjet e zënkës pas fitores së Argjentinës 2-1 kundër Bolivisë në La Paz bënë xhiron e botës, falë edhe prezencës së Lionel Mesit. Zënka nisi mes lojtarëve, por situata u nxeh më shumë pasi fizioterapisti i Bolivisë i tha disa fjalë Mesit, i cili nuk i priti mirë komentet e tij dhe shpërtheu:

“Çfarë dreqin ke qeros? Shko në të s’ëmës, bir k… Çfare ke që vjen dhe kruhesh me mua?” Një ditë pas incidentit, Lukas Nava, dëshiron të hedhë dritë mbi incidentin dhe pretendon se gjithçka ishte një keqkuptim dhe ai nuk e ka humbur respektin për argjentinasin. “Unë jam rritur duke parë Mesin të luajë. Ai është futbollisti më i madh që ekziston”, tha fizioterapisti i kombëtares boliviane për radion “Colonia”.

“Unë e admiroj aq shumë sa edhe tim biri i kam vendosur emrin Lionel për nder të tij”. I pyetur për incidentin, ai thotë se thjesht ishte përpjekur për të shuar gjakrat: “Ndeshja përfundoi dhe unë pash një zënkë që po vazhdonte dhe doja t’i ndaja të gjithë për të shmangur ndonjë karton të kuq. Ishte një keqkuptim, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë. Kam marrë fyerje dhe kërcënime për shkak të situatës që ndodhi me Mesin.

Më vjen keq që fëmijët e mi dëgjuan ato që u thanë për mua”. Bolivia, e cila pësoi dy humbje në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Brazilit do kërkojë të rikthehet në garë për një biletë në Botëror muajin e ardhshëm, kur do të luajë në kualifikueset kundër Ekuadorit dhe Paraguait. Argjentina mori maksimumin në dy ndeshjet e para kundër Ekuadorit dhe Bolivisë dhe në nëntor do të luajë kundër Paraguait dhe Perusë.

Related posts

BARAZOI 1-1/ Ja çfarë thotë trajneri i Ajax pas ndeshjes me Juventus

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Perez zbulon arsyen e LARGIMIT të RONALDOS nga REALI

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment