Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Strootman, të hënën për testet mjekësore tek klubi i madh francez

Media të shumta italiane raportojnë se nesër (e hënë) Kevin Strootman do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Olympique Marseille. Sipas njoftimeve, Roma ka arritur marrëveshje me klubin francez që ta shesë mesfushorin për 25 milionë euro plus bonuset.

Në një konferencë për media, trajneri Eusebio Di Francesco kishte konfirmuar se bisedimet janë në përparim e sipër ndërmjet dy klubeve. Ndërsa tashmë bëhet e ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet Romës dhe Olympique Marseille, dhe lojtari do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Sipas Il Tempo, marrëveshja ishte arritur teksa Strootman po stërvitej në Trigoria, ndërsa RMC Sport në Francë raporton se Roma e ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurosh plus tre milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në paraqitjen e lojtarit.

Mesfushori holandez do të qëndrojë të hënën në Marseille për ekzaminimet mjekësore, që do të thotë se nuk do të luajë kundër Atalantas në mbrëmje.Strootman ka arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro për sezon (ai paguhet tre milionë euro te Roma).

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Penallti për durrsakët, Hebaj përfiton nga gabimi i Vilës dhe shemb “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

LUFTË KLAUZOLASH PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Manchester City dhe PSG i ofrojnë Messit një pension të artë

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME RIVERIN/ Valencia gati të rikthejë Quinteron në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment