Futboll Sport

SFIDA NDAJ BELGJIKËS/ Trajneri Pioli merr lajmin e keq, pëson tërheqje muskulore titullari…

Një tjetër dëmtim në shtëpinë e Milanit. Bëhet fjalë për Davide Kalabrian i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka lënë grumbullimin e kombëtares italiane e cila do të luajë nesër për vendin e tretë dhe të katërt ndaj Belgjikës në orën 15:00 në stadiumin “Allianz” të Torinos për Ligën A të Ligës së Kombeve.

Me shumë mundësi mbrojtësi i kuqezinjve do të humbasë sfidën ndaj Veronës në kampionat dhe kundër Portos në Champions.

Kjo është një goditje për Stefano Piolin i cili humbi një nga titullarët më në formë duke shfaqur një rendiment të kënaqshëm me gola dhe paraqitje pozitive.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Tirana kryeson e vetme, ndjek Teuta. “zhytet” Flamurtari (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Juventus nuk di të ndalet, shënon edhe Higuain

Q.Autor

Muzaka: Derbi nuk na intereson shumë. Nuk do e bëja gjumin e qetë, nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment