Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Synon REKORD trofesh/ MESSI gradohet KAPITENI i Barcelonës

Nga e marta përfunduan ditët e push imeve (30 ditë) për Lionel Mesin në Karaibe dhe Ibiza, dhe argjentinasi nisi misionin e ri me Barcelonën, atë si kapiteni i ri. Sulmuesi do të mbajë shiritin pas largimit të Andres Iniestës në Japoni dhe misioni është ai i çdo sezoni: të fitohet çdo trofe me Champions-in në krye. Trofeu i parë që “pleshti” do tentojë të fitojë si kapiten është në fakt Superkupa e Spanjës më 12 gusht kundër Sevijës.

I shoqëruar nga Buskets, Pike dhe Alba numri 10 mbërriti në qendrën sportive “Joan Gamper” ditën e djeshme për t’iu nënshtruar testeve fizike të doktor Rikard Pruna-s. Sezoni i ri do të nisë pas pak javësh dhe do të jetë i 15-ti me skuadrën e parë të Barcelonës për Leon dhe i pari pas 9 vitesh ku nuk do të ketë rivalitetin e Kristiano Ronaldos. Pavarësisht se sulmuesi nga Rozario fitoi dopietën sezonin e shkuar, ai e ka bërë të qartë se këtë vit objektivi numër 1 do të jetë marrja e fronit të Realit në Europë.

“Nuk mund të kalojmë një tjetër vit pa fituar Champions-in. Por, sigurisht që do të luftojmë për të gjithë titujt”, tha ai përpara nisjes në Botëror. Ai e ka bërë gjithnjë të qartë se për të trofetë kolektivë janë më të rëndësishëm se ata individualë, por ai kërkon të fitojë gjithçka dhe mes tyre është edhe “Topi i Artë”. Për t’u rikthyer te trofeu për herë të gjashtë, ai e di që duhet të bëjë një sezon fantastik edhe në aspektin individual.

Largimi i Iniestës nuk i jep atij vetëm gradën e kapitenit të parë, por e vendos edhe në një pozicion, për t’u bërë akoma më shumë i rëndësishëm në historinë e klubit. Deri tani argjentinasi ka fituar 31 trofe me Barçën dhe nëse do të vendosë duart te Superkupa më 12 gusht, atëherë do të bëhej edhe lojtari me më shumë trofe në klub.

Related posts

De Biasi tregon “mallkimin”: Duka nuk më la të drejtoja Italinë

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona zbavitet pa Leo Messin dhe “shkatërron” Ferencvaros

Delo.autor

Një gol prej 250 milionë eurosh… te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment