Futboll La Liga Sport

Derbi me pasoja për REALIN/ “Galaktikët” humbasin dy yje të tjerë për Championsin

Real Madrid do të udhëtojë me 20 lojtarë në Rusi për ndeshjen e Champions League që do të luajë kundër CSKA-së së Moskës të martën në mbrëmje, por Sergio Ramos dhe Gareth Bale nuk do të jenë pjesë e grupit. Dy yjet e madrilenëve i janë bashkuar Isco-s dhe Marcelo-s, të cilët do të mungojnë gjithashtu për arsye shëndetësore.

Kapiteni i Real dhe uellsiani janë dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Atletico Madrid, e mbyllur në barazim 0-0.

Kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Lopetegui:
Keylor Navas, Kiko Casilla, Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Jesus Vallejo, Raphael Varane, Nacho, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Marcos Llorente, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Vinicius Junior.

Related posts

ZBULONI DETAJET E ÇUDITSHME/ Gjeni çfarë nuk shkon tek kjo foto? Keni 1 minutë kohë

Delo.autor

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH/ Depay: Kjo është mundësia e fundit, nuk dua as të mendoj për…

Delo.autor

Leave a Comment