Futboll Seria A Sport

ZYRTARISHT FUTBOLLIST I MILANIT/ Bakayoko: Gattuso i bën gjërat me pasion, më ngjason me…

Tiémoué Bakayoko është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Milan, i huazuar nga Chelsea për sezonin 2018/19. “Kam mësuar dhe kam punuar shumë në Premier League. Mendoj se nuk do ta kem të vështirë përshtatjen në Serie A dhe falënderoj Milan për besimin. Gattuso ngjason shumë me Conte, i bën gjërat me pasion. Kam vënë re ngjashmëri të madhe mes tyre në këto ditë të para stërvitje. Ende nuk kam folur me trajnerin për pozicionin tim në fushë, por unë do të jap maksimumin.”

Në Milano kanë nisur ta krahasojnë me Desailly. “Shpresoj të kem të njëjtin sukses që ka pasur ai, – shtoi Bakayoko. – Nuk dua të bëj krahasime, as mes meje dhe futbollistëve të tjerë dhe as mes klubeve që kam qenë dhe Milan. Unë desha të vija të luaja këtu dhe tani jam i lumtur.”

Related posts

BUZËQESHIN TEK FERRARI/ LECLERC debutim ëndrrash, më i shpejtë se Vettel (VIDEO)

Isa.Autor

MUNGESA E STRAKOSHËS NË LISTË PËR NDESHJEN NDAJ PARMËS/ Klubi i Lacios: Ja çfarë ka ndodhur…

Delo.autor

Ronaldo: Dua të qëndroj në Real Madrid, e dua këtë klub!

Q.Autor

Leave a Comment