Futboll Shqipëri Sport

TRONDITET FUTBOLLI SHQIPTAR/ Licencimi i Tiranës, vjen gjoba e majme për federatën

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i paguajë UEFA-s një shumë prej 100.000 Eurosh si pasojë e licencimit në kundërshtim të rregullores, që institucioni shqiptar i bëri klubit të Tiranës për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2017/2018.

Nga hetimi i kryer nga “Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve” (CFCB) rezultoi se FSHF nuk ka zbatuar rregulloren e UEFA-s në lidhje me licencimin e klubit të Tiranës, që pas hetimit të UEFA-s u zbulua se bardheblutë nuk kishin plotësuar asnjë nga kriteret e UEFA-s për licencimet.

Shuma prej 100.000 Eurosh do t’i zbritet FSHF-së nga fondet vjetore që UEFA i shpërndan federatave anëtare. Masë tjetër e marrë nga UEFA ndaj federatës është futja e sektorit të licencimit në një periudhë vëzhgimi tri-vjeçare.

Në rast se FSHF nuk arrin të plotësojë kërkesat e vendosura nga UEFA në lidhje me zbatimin e përpiktë të rregullores së licencimit, atëherë institucioni rrezikon të gjobitet me 150.000 Euro të tjera.

Related posts

Juventusi vuan dhe fiton ndaj Cagliarit, mban nën presion Napolin kryesues

Q.Autor

HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Arsenalit: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

Delo.autor

YLLI BELG TRONDIT CHELSEA/ Hazard: Në këtë rast, transferim diku tjetër është i mundur

Isa.Autor

Leave a Comment