Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ MILANI I BRISHTË: Kuqezinjtë vuajnë administrimin e rezultatit

Është një Milan i rasteve të humbura, të cilit i është përmbysur dy herë rezultati në katër takimet e para. Por, nuk mund të mos përmenden dhe golat e pësuar, të cilat janë shtatë. Nuk ka asnjë ndeshje në kampionat, që Donnarumma të mos ketë pësuar. Tre gola kundër Napolit, dy kundër Atalantas, e nga një me Cagliarin e Romën.

Përveç barazimit me Cagliarin, kanë qenë gjithmonë kuqezinjtë të parët, të cilët kanë shënuar në portën kundërshtare. Problemi, siç e konfirmon vetë trajneri Gennaro Gattuso, është përqendrimi i skuadrës, që nuk është i plotë për të gjithë ndeshjen. Arsyet janë të ndryshme, si mosha e re e disa lojtarëve apo karakteri për disa të tjerë.

Sa herë që sulmohet, Milani lëshon metra, duke i dhënë mundësi skuadrës kundërshtare të krijojë raste e të shënojë. Mjafton një presing i lartë për ta futur në presion ekipin kuqezi. Me Atalantan ndodhi diçka krejtësisht e paimagjinueshme. Nga një ndeshje, e cila mund të mbyllej në pjesën e parë me rezultatin 3-0 ose 3-1, në një barazim në minutat e fundit.

Është fakt, që Milani mund të kishte marrë më shumë pikë, sesa ato të cilat ka aktualisht, në 4 takimet e luajtura. Por, mund të thuhet se nuk ka ditur të menaxhojë ndeshjet në momentet vendimtare, duke humbur pikë shumë të vlefshme në këtë fillim kampionati. Tashmë skuadra e Gattusos duhet të reagojë shpejt, ku në ndeshjen e radhës kundër Empolit, fitorja është objektiv i padiskutueshëm.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS/ Marquez: Falënderoj Ronaldo-n që s’më la të shkoja te Real Madrid

Delo.autor

BECKAM PËRGATIT GODITJEN E RADHËS/ Inter Miami kërkon një tjetër kampion bote pas Matuidi

Delo.autor

“KËRCËNON” TORINON/ Ronaldo: Juventusi nuk dëshiron të humb, kështu që…

Isa.Autor

Leave a Comment