Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Chelsea i “çmendur” pas mbrojtësit, gati të ofrojë kartonin e Ziyech. Ja shifra…

Chelsea kërkon t’i bëjë një dhuratë trajnerit Tuchel në merkaton e verës, për të shpërbleyer sadopak punën e shkëlqyer që ka bërë tekniku në muajt e fundit. Objektivi i klubi është mbrojtesi Jules Kounde.

Lojtari i Sevillas është një prej qendërmbrojtësve më të mirë në La Liga dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha. Chelsea duket se kryeson garën për të firmosur me Kounde, pasi është gati të bëjë edhe një çmenduri për të bindur Sevillan.

Sipas mediave në Angli, drejtuesit londinezë janë gati të ofrojnë kartonin e Hakim Ziyech, një prej lojtarëve më të mirë të ekipit. Përveç kartonit të marokenit, që llogaritet rreth 60 milionë euro, Chelsea ka gati edhe 30 milionë euro të tjera. Vërtet një ofertë tunduese për Sevillan, që duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga shërbimet e Jules Kounde.

Related posts

ANALIZON STARTIN E SEZONIT TË SERIE A/ Marchisio: Interi është solid, ecurinë e Juventusit do ta shohim…

Delo.autor

CHAMPIONS U-19/ Eliminohet Vllaznia, tekniku Zmijani: Nuk fitohet duke ndenjur në fushë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Bale nuk pranon ulje të rrogës së tij, Real Madrid merr lajmin e keq

Delo.autor

Leave a Comment