Futboll

Salah afër një tjetër rekordi në Premierligë

29 gola në 31 paraqitje, Salah është në kërkim të një tjetër rekordi në Premierligë.

Mohamed Salah është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë. Në vetëm 31 paraqitje ai ka realizuar 29 gola, golashënuesi më i mirë në Evropë, shkruan Gazeta Express.

Salah, që deri më tani ka lënë të gjithë gojëhapur dhe ka thyer disa rekorde, është në kërkim të rekordit të Didier Drogbas, të cilin e barazoi javën e kaluar.

25 vjeçari është një gol larg që të bëhet lojtari i parë afrikan që shënon 30 gola në Premierligë në një sezon, aktualisht ka 29 sa Drogba.

Egjiptiani nuk mund ta bëjë këtë në vikend kundër Evertonit, për shkak të dëmtimit që pësoi në Champions kundër Manchester City, por pritet të jetë i gatshëm javën e ardhshme. /Gazeta Express/

Related posts

Shkruajti historinë në Bundesligë, Steinhaus po përgatitet edhe për në Champions

Q.Autor

Shkëndija e Tetovës fiksohet me lojtarët e Skënderbeut/ Dy titullarë të tjerë të shënjestër

Sadik.Autor

“EDY REJA KA VLERA TË MËDHA”/ Roshi: Të luash në La Liga është kënaqësi, por…

Delo.autor

Leave a Comment