Futboll Seria A Sport

ARGJENTINASI MAGJIK/ DYBALA fryn gjoksin: I vetmi që mund të luaj me…

Paulo Dibala është rikthyer, por ai shpreson që të mund të ketë një tjetër shans si titullar, në pritje të ndeshjes me Napolin, ndonëse për këtë vendos Alegri:

“Trajneri nuk ka vendosur se kush do të luajë, por është normale që do të doja të isha nga minuta e parë. Pas golit me Bolonjën jam edhe më i karikuar, por e di gjithashtu se për Alegrin nuk është e lehtë të zgjedhë, duke parë aq shumë alternativa në sulm. Por, e rëndësishme është që në fund të fitojmë ne kundër Napolit dhe të bëjmë një tjetër hap të rëndësishëm. Vjet vërtet humbëm në Torino, por fakti që në fund fituam titullin nuk na bëri të vuajmë. Skema 3-5-2 më frymëzon më shumë? Varet nga ndeshjet. Ka sfida ku është e vështirë që të gjesh hapësirë dhe trajneri më kërkon që të bëhem urë lidhëse mes mesfushës dhe sulmit, gjë që më bën të luaj shumë metra larg portës.

Pak gjuajtje për shkak të Ronaldos? Është normale që ai të gjuajë më shumë se të tjerët, por e thashë, e rëndësishme është që në fund të fitojë Juventusi. Unë jam i lumtur për faktin që jam adaptuar mirë me Ronaldon, por mbi të gjitha jam i lumtur që jam i vetmi në botë, që kam luksin të luajë si me Ronaldon, ashtu sikurse me Mesin në kombëtare dhe prej tyre dua të mësoj sa më shumë, sepse janë dy fenomenë”.

Related posts

“SHKAKTOI DËME KATASTROFIKE NË KARRIERËN TIME”/ Michael Owen akuzon rëndë: Capello është një plehrë…

Delo.autor

Nuk i ndahet tersi Kombëtares/ Odise ROSHI i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme, Keita ndëshkon Atletico Madrid me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment