Futboll La Liga Sport

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ “El Chiringuito”: Ja si Inter po tenton të bindë “Jashtëtokësorin”! (VIDEO)

Messi-Inter, vazhdon telenovela ose ëndrra e verës! Edhe pas fjalëve të Contes kur tha se “më e lehtë të zhvendosësh Duomo!”, por sidomos përgënjeshtrimit të dy klubeve…

Në azhornimin e fundit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të programit “El Chiringuito”, drejtori Josep Pedrerol u bazua në editorialin që morri konceptet themelore të shprehura nga Gazzetta dello Sport këtë mëngjes.

Konkretisht, Interi do të kishte një projekt buxhet prej 260 milion eurosh në 4 vjet, ose 65 milion pagë bruto në vit (lojtari mund të çlironte veten falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij me Barcelona).

Programi spanjoll tregon për një Inter të etur për të angazhuar Messin në këtë negociatë të vështirë, me idenë e bindjes së tij për të mos rinovuar me Barcelona përtej vitit 2021.

Një ndihmë në këtë kuptim mund të vinte nga zgjedhjet presidenciale të blaugrana, duke pasur parasysh që vetë argjentinasi duket se ndihet i përfshirë në zgjedhjet e klubit të udhëhequr nga Bartomeu.

Deri më tani, shpjegon programi i transmetuar në LaSexta, Barcelona për të rinovuar kontratën e Messit duhet të gjejë tema interesante që e rikthejnë “Pleshtin” në qendër të botës blaugrana.

Për të gjitha këto arsye, Interi punon dhe beson në kthesën e shekullit, përkundër të gjitha vështirësive të dukshme të çështjes.

Related posts

Ylli francez “komplot” superfuqive të futbollit, bashkohet me shokët në Spanjë

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI NË FUTBOLL/ Një penallti kushton 10.000 euro, kombëtarja e “YJEVE” blen…

Isa.Autor

Prapavija e PARTIZANIT me probleme, trajneri Gega duhet të modifikojë mbrojtjen për Mariborin

Isa.Autor

Leave a Comment