Futboll Premier League Sport

AS MESI AS RONALDO/ Deklarata befasuese e Hazard: “Ai është më i miri në botë”

Eden Hazard thuri elozhe pa fund për sulmuesin francez të Chelseas, Olivier Giroud, duke e konsideruar shtatlartin si më të mirën në botë në rolin e lojtarit që merr më shumë topa, teksa dyshja kombinoi disa herë në fitoren e thellë të Chelseas, 4-1 ndaj Cardiff City. I aktivizuar në ndeshjen e tij të parë si titullar në këtë sezon të Premier League, Giroud justifikoi besimin e trajnerit Maurizio Sarri, duke shërbyer topin e fundit në dy golat e parë të realizuar nga Hazard, në tregolëshin fantastik të belgut në “Stamford Bridge”.

Hazard theksoi fizikun fantastik të Giroud, në kontrast nga shoku tjetër i skuadrës, spanjolli, Alvaro Morata, duke e quajtur si partnerin perfekt në sulm. “Ai është një ‘pykë’, mbase më i miri në botë. Unë kështu mendoj. Ai mund të mbajë topin… është kënaqësi të luaj me atë. Kur Alvaro luan, është tërësisht ndryshe, ai është një futbollist krejt ndryshe nga Oliver. Që të dy kanë cilësi, ndaj jemi të lumtur që kemi sulmues të mirë në ekip”, deklaroi Hazard.

Related posts

“JEMI PËRGATITUR NGA JUVENTUS PËR NJË REZULTAT POZITIV”/ Trajneri i Portos lëshon një batutë: Nuk më pëlqen të krahasohem me…

Delo.autor

Jose Mourinho ngre në “qiell” ish-trajnerin e Napolit: Ka çdo gjë fantastike

Isa.Autor

LEGJENDA E REAL MADRIDIT/ Bernd Schuster: Ja kush është problemi më i madh i “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment