Futboll Kategoria Superiore Sport

SHPËRNDARJA E GOLAVE TEK TIRANA/ 5 futbollistë të kalibrit të lartë nuk shënojnë më shumë se Batha vetëm

Te Tirana është sezon i errët për sa i përket repartit të sulmit. Pesë futbollistë të kalibrit të lartë nuk shënojnë më shumë se Batha vetëm, ndërsa katër mbrojtës kanë shënuar më shumë se pesë sulmuesit e skuadrës që e kanë tundur rrjetën dhe dy të tjerë që ngrohen në diell.

BATHA – Kapiteni Idriz Batha ka shënuar në këtë kampionat nëntë gola. Një mesatare normale për një mesfushor si ai që luan shumë larg portës. Gjithsesi, ai shkëlqen më shumë se Seferi, Torasa, Kale, Halili (por pa Sasrakun) që së bashku kanë shënuar 9 herë në portën kundërshtare. Duke hequr golin e Sasrakut, sulmuesit e Tiranës të gjithë së bashku kanë shënuar njëlloj sa Batha.

Problemi i bardhebluve është edhe më i thellë për faktin se dy lojtarë të tjerë, Danso e Vairinen, nuk e njohin se çfarë shije ka goli me fanellën bardheblu. Titullarë e zëvendësues, dyshja e huaj ka zhgënjyer totalisht, ashtu si edhe sulmuesit e tjerë që me plot gojën mund të thuhet se kanë bërë një vrimë në ujë.

Minimalisht, sulmuesit bardheblu shënojnë çdo 381 minuta, si rasti i Seferit apo 268 si Kaleja. Të tjerët shumë larg. Nga 36 golat e shënuar 15 janë të sulmuesve, por gjashtë gola mbajnë firmën e Muçit e Sasrakut, tashmë të larguar.

FINLANDEZI MILIONER – Tim Vairinen është lojtari, i cili erdhi në janar për të luajtur me bardheblutë. U pa si një futbollist që mund të bënte ndryshimin e madh. Ama arritja e tij më e spikatur me fanellën e Tiranës është fakti që për çdo minutë në fushë ai fiton nga 145 deri në 210 euro.

Flitet se rroga e tij shkon nga 8500 në 12.500 euro në varësi minutave në lojë dhe 145 euro për minutë që janë goxha shumë për një lojtar të Superiores. Për shembull, nëse Bekaj do të paguhej me minuta në lojë, do ta kishte rrogën 396 mijë euro.

MBROJTJA NË KRYE – Tirana duhet të krenohet për mbrojtësit e saj. Katër prej tyre kanë shënuar më shumë se 6 sulmuesit e skuadrës. Hoxhallari, Najdovski, Ismajlgeci e Behiratçe kanë 11 gola së bashku duke mundur në çdo drejtim ekipin sulmues të bardhebluve.

“XHELATI” BYLIS – Tirana e ka humbur kampionatin e saj me skuadrat e vogla. Bardheblutë kanë barazuar tri herë me Bylisin, duke humbur gjashtë pikë. Nëse do të kishin fituar ndaj ballshiotëve, sot do të ishin shumë lart në renditje. E njëjta histori me korçarët. Po kështu me skuadrën e Memellit kanë barazuar dy ndeshje dhe duhet të luajnë edhe sfidën e fundit me korçarët, fierakët dhe Kastriotin.

Bardheblutë kanë lënë pikë në dy barazimet me Kukësin dhe kanë humbur me skuadrën e Josës për të mos folur për takime të tjera. Shkurt, nëse do të kishin marrë pikët e plota me skuadrat e fundtabelës, Tirana do të ishte në krye të renditjes. Vjet një gjë të tillë bëri dhe u shpall kampione e Shqipërisë.

Related posts

DHUNOI LOJTARËT E TIJ PASI HUMBËN NDESHJEN/ Flet ish-trajneri i Laçit: A jam edukator unë? Ishte thjesht debat…

Delo.autor

PROTAGONIST NË FITOREN NDAJ EVERTON/ Broja ngre serbët në këmbë: Është për Chelsea-n

Delo.autor

SULMON PORTIERIN E MANCHESTER UNITED/ Lgjenda Keane: De Gea ka mbaruar, duhet larguar

Delo.autor

Leave a Comment