Futboll Seria A Sport

As MESSI dhe as RONALDO/ Hugo Lloris zbulon sulmuesin më të FRIKSHËM për të

As Messi, as Cristiano Ronaldo. Sulmuesi, i cili i ka krijuar më shumë vështirësi portierit francez, Hugo Lloris, ka qenë Raúl González. Ish-kapiteni i Real Madridit ishte emri i parë, që tha “gardiani” i kombëtares franceze dhe Tottenham, kur u pyet nga “RMC Sports” rreth sulmuesit që i kishte krijuar më shumë probleme në një ndeshje:

“Është e vështirë për të zgjedh një të tillë, sepse unë jam përballur me shumë sulmues shumë të mëdhenj. Më kujtohet Raul, kundër të cilit kam luajtur kur ishte pjesë e Real Madridit dhe Schalke. Ai ishte gjithmonë në kërkim të golit, të portës kundërshtare”.

Pas Raul, portieri Lloris, gjithashtu, ka pasur lëvdata edhe për sulmues të tjerë: “Pastaj, ka sulmues të tjerë, si Luis Suarez, Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë bërë histori në futboll. Dua të përmend edhe Pauleta, kur ishte te PSG”. Hugo Loris u dënua të mërkurën nga një gjykatë britanike për drejtim në gjendje të dehurtë makinës, 24 gushtin e kaluar, në Londër.

Portieri 31-vjeçar u arrestua në mëngjes nga policia në zonën e Marylebone, në qendër të kryeqytetit britanik, dhe u dërgua në stacionin e policisë “Charing Cross”, para se lirohej me kusht.
Lloris pranoi në gjykatë se e kishte dyfishuar shkallën e lejuar të alkoolit kur u ndalua nga oficerët e policisë, të cilët i bënë menjëherë provat përkatëse. Testi i frymëmarrjes zbuloi 80 mikrogramë alkooli për 100 mililitra frymëmarrje, që është më shumë se dyfishi i limitit të lejuar në Angli (35 mikrogramë).

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Ka përsëri arrati në krye, ja si ndryshon situata pas javës së 12…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Cavani dhuron spektakël dhe ndëshkon portierin Mirante (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA E KUALIFIKIMIT PËR NË BOTËROR/ Ja shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment