Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Korea e Jugut kritika të shumta për mesfushorin kilian, ja arsyeja

Futbollisti i Kilit, Diego Valdes ka kërkuar falje pas një gjesti racist që bëri ndaj një tifozi të Koresë së Jugut, ditën e martë. Në foton e publikuar në mediat sociale 24-vjeçari shihet ndërsa ka vendosur dy gishtat anash syve. Kaq ka mjaftuar që mediat në Korenë e Jugut të shpërndanjë imazhin e mesfushorit, i cili luan për ekipin meksikan, Monarcas Morelia. Këta të fundit e kanë cilësuar si ofendin gjestin e lojtarit, i cili ka dhënë menjëherë reagimin e tij.

“Në lidhje e fotografinë postuar në rrjetet sociale, nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd. Kërkoj falje për këdo që është ofenduar”- ka shkruar lojtari në gjuhën spanjolle dhe angleze.

Shefi i Kilit Reinaldo Rueda nuk pranoi ta dënonte lojtarin e tij për incidentin e ndodhur, ndërsa tha gjatë konferencës për shtyp: “Nuk jam këtu për të folur për gjëra që nuk lidhen me futbollin”.

Kili ishte në Seul për të zhvilluar miqësoren me Korenë e Jugut, në stadiumin “Seoul World Cup”. Ndeshja përfundoi në shifrat e bardha 0-0, ndërsa vëmendja u vendos menjëherë te incidenti i lojtarit. Kjo është hera e dytë, në më pak se një vit që ka pasur probleme rreth racizmit nga ekipet e Amerikës së Jugut. Në nëntor të vitit 2017-të, Edwin Cardona i Kolumbisëë, pati bërë një gjest racist ndaj kapitenit të Koresë së Jugut, Ki Sung-yeung, ku më pas u dënua nga FIFA për pesë ndeshje.

Related posts

FLAMURTARI-TEUTA/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Në Francë janë të bindur, pasuesi i Deschamps në stolin e “gjelave” do të jetë…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

Leave a Comment