Futboll Sport

KONTRIBUTI ME MILANIN/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

Rafael Leao është një nga katër lojtarët e vetëm me të paktën katër gola të shënuar dhe katër asiste në pesë ligat kryesore europiane në zhvillim.

Këtë statistikë portugezi i Milanit e ndan së bashku me Lionel Mesin, Nejmarin e PSG-së dhe Dango Uataran e Lorios në kampionatin francez.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë vrastar e nuk është rastësi që kampionët e Italisë kanë humbur vetëm në një ndeshje, ndaj Napolit, ku ai nuk ishte i pranishëm për arsye skualifikimi.

Në kontratë deri në vitin 2024, gjatë këtij muaji duhet të nisin bisedimet për rinovimin e tij deri në 2027-ën me një përmirësim të rrogës nga 1.5 milionë eurot aktuale në 6.5 milionë.

Related posts

U-19/ Paraqitje pozitive, Shqipëria barazon ndeshjen e dytë me Italinë

F.autor

E BUJSHME/ Më i mirë se Messi e Ronaldo, ja vlera qesharake e talentit Haaland

Delo.autor

LEGJENDA E ANGLISË/ Ky është klubi i ri i David BECKHAM, do të luaj me… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment