Futboll La Liga Sport

BARAZIMI NË SHTËPI/ Flet Suarez: Messi është më i miri në botë, por nuk mund të…

Barcelona ngeci përsëri, kësaj radhe në shtëpi ndaj Athletico Bilbaos, dhe Luis Suarez u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të mësohen të fitojnë vetë, pa u mbështetur gjithmonë në numrin 10, Leo Messin.

Uruguaiani insiston se Messi nuk duhet të jetë përgjegjësi i vetëm për ta bartur skuadrën mbi supe në situata të vështira, transmeton Gazeta Express.

Barazimi 1-1 ndaj Bilbaos nënkupton se Barcelona i ka lëshuar nga dora shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit.

“Ai [Messi] është më i miri në botë, por ne nuk mund të mbështetemi në Leon për të na zgjidhur çdo problem”, tha Suarez pas ndeshjes.

“Kemi shumë lojtarë këtu dhe është dashur të fitonim para se ai dhe Busquets të futeshin në lojë”, shtoi ai.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Mourinho: Pronarët e Man United më kanë çuar SMS për të ardhmen time, do iki në…

Isa.Autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Lucas

Delo.autor

Pas fitores me Napolin, vjen lajmi i keq për Hysajn

Q.Autor

Leave a Comment