Futboll La Liga Sport

DERBI I MADRIDIT/ REALI dhe ATLETICO barazojnë: “Colchoneros” rishkruajnë historinë

Derbi i Madridit është mbyllur në barazim pa gola. Një rast i shpërdoruar nga të dy skuadrat madrilene, të cilat nuk kanë arritur të përfitojnë nga ndalesa e radhës e Barcelona-s në kampionat. Katalanasit, në fakt, vazhdojnë të ruajnë kryesimin falë diferencës më të mirë të golave në krahasim me Real, pavarësisht se nuk kanë fituar asnjë nga 3 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ndeshja, ashtu siç pritej, ka qenë e luftuar dhe rasti i parë i takimit ka qenë për miqtë, me Courtois që ka bërë një pritje të mirë ndaj gjuajtjes të bërë nga Griezmann brenda zonës së rreptësisë në minutën e 18-të të takimit. Në të 37-ën ka ardhur radha e Diego Costa-s për të shpërdoruar një mundësi, me topin që ka shkuar drejt portierit të Real Madrid.

Ndërkohë, rasti i parë i rrezikshëm për vendasit ka ardhur në minutën e 66-të, me Asensio që ka gabuar një mundësi të artë i ndodhur vetëm për vetëm me portierin Oblak. Një gabim i pafalshëm për fantazistin e Real, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 100 me “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet.

Në minutën e 88-të, Lopetegui ka aktivizuar edhe talentin Vinicius Junior, i cili nuk kishte luajtur asnjë ndeshje zyrtare më parë me Real Madrid. Gjithsesi, kjo lëvizje nuk ka dhënë asnjë rezultat, me derbin që është mbyllur në “paqe”. Një rezultat që e ka ndihmuar Atletico Madrid të mbetet i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në “Bernabeu”, duke barazuar rekordin e vendosur nga Valencia në vitet ’40.

Related posts

ARNAULT-MILAN/ Rikthehen zërat nga financa! Projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Atletiko Madrid dhe Argjentina, Simeone zbulon dëshirat e tij

Isa.Autor

MILANI 12 NDESHJE PA MESFUSHORIN/ Rikthehet në “Superkupën i Italisë”

Isa.Autor

Leave a Comment