Futboll Sport

BARAZUAN ME TIRANËN/ Shehi: Le ta humbim ndeshjen, por të luajmë futboll

Trajneri Orges Shehi thotë se nuk e kuptoi reagimin e skuadrës së tij në pjesën e parë. Durrsak beson se bardhekuqtë futen nën presion dhe kjo ndikon negativisht dhe si rrjedhojë edhe pësuan. Gjithsesi ai u shfaq i kënaqur që Skënderbeu vazhdon të qëndrojë në krye.

Barazimi rezultati më i drejtë?

Në pjesën e parë skuadra hyri shumë në presion. Ishte një ndeshje normale, por ndoshta ajo fitore që bëmë një javë më parë me Flamurtarin, ia rriti më shumë dëshirën ekipit. Në pjesën e dytë ndryshuam, që me ndryshimin e Lulajt ndryshuam dhe tentuam të fitonim ndeshjet.

Arbitrimi?

Nuk merrem me arbitrat.

Mos ua bëri më të lehtë tërheqja e Tiranës?

Unë mendoj që ne hymë në presion. E humbëm ndeshjen le ta humbim, të paktën të luajmë futboll. Zëvendësimin e bëmë në minutën e 20-të sepse rrezikuam ta humbnim Lulaj me të kuq.

Keni folur me Abazin pas të kuqes në Laç?

Pas kartonit të kuq në Laç, kemi folur, e kemi konsumuar me lojtarin në analizë. I kam thënë që në qoftë se ndëshkohet sërish do të ketë sanksione.

Komenti për Bruno Lulajn?

Ndërrimet bëhen në çdo minutë të lojës. Lulaj e mori kartonin shumë shpejt. S’kishte pse ta merrte atë karton. Ajo ndodhi, e bëmë ndërrimin sepse rrezikonte për të dalë me të kuqe. Frika e daljes me të kuq, më detyroi të bëja atë ndryshim.

Kush dëshiron ta fitojë derbi?

Ne do shohim ndeshjen tonë, një ditë më pas. Derbin ta shijojmë në tribuna. Në fushë le të fitojë ai që ta meritojë.

Related posts

PETICIONI/ 200 mijë kolumbianë duan përsëritjen e ndeshjen ndaj Anglisë

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Laçi mëson kundërshtarin për turin e tretë nëse kalon Molden

Isa.Autor

OLAYINKA GËZON SKËNDERBEUN/ Mesfushori nigerian drejt Bundesligës. Ja sa mund të përfitojnë korçarët

Delo.autor

Leave a Comment