Futboll Premier League Sport

BARÇA “FËRKON DUART”/ Man United nxjerr POGBAN në shitje, por ka një problem

Paul Pogba ka një çmim për t’u larguar nga Manchester United. Drejtuesit e “djajve të kuq” duket se pas shumë polemikash do të lënë të lirë të largohet mesfushorin francez, kampionin e botës, por shuma që ata kanë vendosur është vërtet e lartë: 200 milionë stërlina. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës marrëdhëniet mes lojtarit e trajnerit Jose Mourinho nuk janë aspak të mira.

Për të evituar që ky konflikt të përkeqësohet edhe më shumë e më pas të ndikojë edhe te pjesa tjetër e skuadrës, United është gati të shesë që në janar Pogba apo në fund të këtij sezoni. Por pengesë në këtë transferim të lojtarit 26-vjeçar është shuma e lartë e vendosur, që vështirë se mund të paguhet edhe pse Barcelona e Juventus e kërkojnë me ngulm mesfushorin.

Pas vendimit që ka marrë Mourinho për t’i hequr të drejtën të mbajë shiritin e kapitenit e ardhmja e Pogba duket diku gjetkë edhe pse për momentin nuk ka një destinacion të saktë. Edhe vetë lojtari kërkon të largohet, por me këtë “pengesë” që ka vendosur Manchester United kjo lëvizje duket disi e vështirë.

Related posts

ÇUDIRAT E BOTËRORIT/ Mesfushori i Marokut ngeci në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe…

F.autor

“TË KUQTË” NË KRIZË TË THELLË/ Liverpool“i mallkuar” këtë sezon, tjetër dëmtim në mbrojtje

Delo.autor

Deklarata e Ibrës, trazon Suedinë, një shok skuadre i del kundër

Sadik.Autor

Leave a Comment