Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Donald RAPO: Luftëtari do synojë Kupat e Europës, Abazaj dhe Bregu janë…

Superliga Shqiptare ka hyrë në një faqë delikate të saj pasi ekipet tashmë po tregoj realisht forcat e tre dhe objektivat sezonal. Në javën e 5-stë ndër rezultaet që bën jehonë në shtypin sportiv ishin padyshim fitorja e Luftëtarit në gjerokastër kundër Teutës me rezultatin 3-1. Një ndër protagonistët absolut për bluzinjtë në këtë takim ishte mesfushori Donald Rapo i cili realizoi një supergol. Ekskluzivisht për AlpeNews.al, Rrapo flet për atmosferën tëk Luftëtari dhe objektivat e klubit. Po ashtu mesfushori tregon edhe impaktin e trajnerit Mezani në skuadër.

INTERVISTA E PLOTË:
1- Donald, e nisët kampinatin shumë keq duke humbur 4 takimet e para. Largimi i trajnerit Kostic dhe ardhja e Mezanit duket si një “kurë” për ju pasi reaguat menjëherë. Çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Mezanit tek Luftëtari?
Në javët e para nuk siguruam pikë por luanin shumë mirë. Nuk kishim fatin me vete. Besoj se problemi ynë nuk ishte trajneri Kostic. Kostic ishte një njeri që punonte shumë dhe kishte cilësi, por nuk arriti të ambjentohet me futbollin shqiptar. Ardhja e Mezanit ishte një çlirim për ne duke inkuadruar menjëherë mentalitetin e duhur për të arritur suksesin. Një trajnerë që ka treguar se bën mirë dhe është i zoti.
2- Shënuat një gol spektakolar, duke ndihmuar ekipin tuaj të arrinte fitoren e parë. Cilat janë objektivat e Luftëtarit këtë sezon?
Shënimi i golit më gëzoi pa masë, jo sepse arrita të shënojë një gol fantastik por që në fund të takimit me Teutën arritëm 3 pikët, që janë edhe të parat në kampionat. Objektivat tanë janë ato të fillim sezonit. Do luftojmë dhe synojmë deri në fund të arijmë kupat e Europës. Kampionati është i gjatë ku ka vënd për përmirsim.


3- Largimi i Abazajt dhe Bregut e kanë dobësuar ekipin gjerokastrit. Sa rrezikon realisht Luftëtari këtë sezon të bie nga kategoria pasi konkurenca është e madhe.
Abazaj dhe Bregu janë ishin padyshim lojtarët më të mirë të Kampionatin tonë sezonin e shkuar. Mungesa e tyre ka ndikuar dhe do të ndikoj tek ecuria e Luftëtarit, realisht është shumë e vështirë ti zëvëndësosh. Mbijetesa!. Nuk e diskutojmë mbijetesën, thjeshtë momentalisht jemi në vënd të fundi më kalimin e javëve do shikoni Luftëtarin e vërtetë.


4- Këtë javë keni një përballje delikate me Kukësin në transfertë. Si është atmosfera tek skuadra ndërkohë që sot mundët edhe Vorën në kupë?
Atmosfera në skudër është optimale. Kemi të gjithë mbështëtjen dhe besimin e tifozerisë, stafit drejtues por edhe të njëri-tjetrit në arritjen e objektivave. Përballja me Kukësin do të jetë tejet e vështirë por ne do të kërkojmë pikët përballë çdo kundërshtari në transfertë dhe kudo. Kupa është një kompeticion ku shpresojmë ti shkojmë deri në fund.
5- Në fund, çfarë ndjesie kishit kur prekët emocionet e kompeticionit Europa League?
Ishte një ndjesi e bukur. Ishte hera e parë dhe e shijova shumë, bashkë më shokët e ekipit. Është vërtetë këndshëm kur përfaqëson vendin tënd në një kompeticion prestigjoz si Europa League. Shpresoj ta shijoj sërisht atë moment duke filliaut nga ky sezon.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Ramos i lutet Real-it: Tani është momenti i duhur për të marrë De Gea-n

Sadik.Autor

SHËNOI GOL HISTORIK NDAJ REAL MADRID/ Futbollisti kërkon punë “live” si gazetar (VIDEO)

Delo.autor

Thiago Alcantara shënon gol ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Leave a Comment