Futboll La Liga Sport

Barcelona gati të paguajë 80 milionë euro për një mesfushor, nuk është Pogba

Në kampin e Barcelonës ata janë shumë të vetëdijshëm për nënshkrimet e mundshme që mund të vijnë në të ardhmen e afërt. Ka shumë emra që sugjerohen dhe një nga ata është dhe mesfushorit i Ajaksit, Frenkie De Jong.

Megjithatë, ata po përballen me konkurrencë nga Totenham, Mançester Siti dhe Real Madrid, të cilët gjithashtu kanë treguar interes në talentin e ri të Ajaks, skuadër që vetëm rrit çmimin e mesfushorit.

Në fakt, Mark Overmars, drejtor sportiv i Ajaksit, konfirmoi se Totenham paraqiti një ofertë prej 50 milionë eurosh që u refuzua. Klubi i Barçës ka frikë se duhet të paguajë rreth 80 milionë euro për të siguruar që De Jong të luajë në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.

Bordi drejtues i klubit katalanas mendojnë se ai është një nënshkrim fantastik, pasi ai është lojtari që i ngjan më së shumti Serxhio Buskuets dhe që e kupton stilin e lojës që luan Barcelona.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ Tottenham- Man City, magjia e mbrëmjes në Wembley

Isa.Autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Ja trajnerët që mund ta zëvendësojnë “TË PAPËRGJEGJSHMIN”…

Isa.Autor

(VIDEO) Pritja e viti në Spanjë, portieri “fluturon” dhe më pas bën të pamundurën

Q.Autor

Leave a Comment