Bundesliga Futboll Sport

Bayern Munich vazhdon me fitore bindëse, mposht lehtësisht Stuttgartin (VIDEO)

Bayern Munich e ka vazhduar ecurinë bindëse në këtë fillim sezon në Bundesligë, pasi të shtunën e mposhti Stuttgartin me lehtësi. Pas triumfit në ndeshjen hapëse ndaj Hoffenheim një javë më parë, Bayern Munich u ballafaqua me Stuttgartin.

Skuadrës së Niko Kovacit iu deshën pothuajse 40 minuta për ta gjetur golin e epërsisë, kur i transferuari nga Schalke 04 këtë verë, shënoi golin e tij debutues për Munichut.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte skuadër edhe më bindëse, duke realizuar dy herë.

Së pari Robert Lewandowski në minutën e 62-të e më pas edhe Thomas Muller, rreth një çerek para përfundimit.

Bayern tani ka 6 pikë, aq sa edhe Wolfsburgu në vendin e dytë.

Related posts

URINË TEK ATLETET DHE MBATHJE ME SHKUMË/ Ja bëmat më të çmendura të futbollistëve

Delo.autor

KUPA E MBRETIT/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Griezmann nuk fal. Ja GOLI

Delo.autor

“SHPËRTHEN” LAPORTA/ Akuza për komplot, Flick pyetet për rinovimin

F.autor

Leave a Comment