Futboll Seria A Sport

BEFASON Ancelotti: RONALDO do ta meritonte “Topin e Artë” çdo vit, por MODRIC…

Nesër Juventusi do të presë në Torino kundërshtarin më të ashpër në luftën për titull, Napolin. Kjo do të jetë hera e parë, që Carlo Ancelotti dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në Itali. Trajneri i njohur italian, fitues i tre Champions-ve, gjatë konferencës së sotme për shtyp foli edhe mbi marrëdhëniet e tij me yllin portugez:

“Kam mirënjohje pa fund për Cristiano Ronaldon. Përtej golave ​​që shënonte kur ishim bashkë te Real Madridi, gjë që na bëri të fitojmë Ligën e Kampionëve, admiroja cilësitë njerëzore dhe profesionale të tij. Jam shumë i lumtur që ka ardhur të luajë në Itali, jo sepse kemi më shumë mundësi për t’u përballur së bashku, por ngaqë është një vlerë e shtuar për futbollin italian”.

Lidhur me polemikat e krijuara nga çmimet e FIFA dhe UEFA-s për më të mirët e vitit, trajneri i Napolit shtoi: “Cristiano Ronaldo gjithmonë duhet ta fitojë “Topin e Artë”, por këtë vit do t’ia jepja me të njëjtën dashuri Luka Modric. Dhe është më mirë kështu”. Së fundi, një pyetje nëse Real Madridi bëri gabim që e shiti CR7 te Juventusi, e dribluar nga trajneri i Napolit: “Nuk dua të përgjigjem për këtë”.

Related posts

JOSHUA PO KALON NJË PRESION TË MADH/ Eddie Hearn zbulon: Nëse ai humb edhe ndeshjen e dytë, karriera e tij…

Delo.autor

TELASHE PËR KAMPIONËT SPANJOLLË/ Ylli i Barçës “i bashkohet” Messit në infermieri

Isa.Autor

34 VIKTIMA NË OHIO DHE TEXAS/ Lojtari i bën thirrje shtetit amerikan pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment