Futboll Sport

Tifozët e FLAMURTARIT në festë, FIFA jep lajme të mira për brazilianin Elton KALE

Elton Kale me shumë mundësi mund të luajë për Flamurtarin qoftë edhe përkohësisht, deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të tij me Kukësin për kontratën.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë klubit vlonjat, sipas të cilave në kërkesën që braziliani ka dërguar në FIFA në lidhje me këtë çështje, ndër të tjera është kërkuar edhe federim i përkohshëm te Flamurtari deri në dhënien e vendimit përfundimtar. Vendimi i ndërmjetëm për këtë kërkesë mund të jepet brenda kësaj jave, dhe nga precedentët e mëparshëm një gjë e tillë është lejuar nga FIFA pikërisht për të mos penalizuar lojtarët duke i lënë pa luajtur.

Megjithatë nëse në vendimin përfundimtar FIFA vendos në favor të Kukësit, atëhere Kale rrezikon një gjobë të majme nga qeveria Botërore e futbollit, duke e kthyer përmbys edhe një vendim potencial të ndërmjetëm për ta lejuar mesfushorin të veshë fanelën vlonjate.

Related posts

RAST ANALOG SI ME BARCELONËN/ Juventus ofron shkëmbim lojtarësh me Arsenal

Delo.autor

CR7 REALIZOI 21 GOLA NË KAMPIONAT/ Ja si kompanitë e basteve parashikojnë ecurinë e Ronaldos

Delo.autor

Gattuso e thotë hapur: Kam frikë nga Spalletti

Q.Autor

Leave a Comment