Futboll La Liga Sport

BEFASON FELIPE LUIS/ Oferta e PSG-së? Nuk më ka interesuar asnjëherë

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis u rikthye të komentojë zërat e fundit të merkatos, që e lidhnin atë me një kalim te kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Ai deklaroi se zërat për largimin e tij nga Madridi u përhapën rreth 3 javë më parë, por asnjëherë nuk e vuri në dyshim qëndrimin te ‘los Cholconeros”, ndërsa tregoi se kishte folur me drejtuesit e klubit, duke ju shprehur dëshirën për të qëndruar.

Filipe Luis deklaroi se kurrë nuk ka këmbëngulur për t’u larguar dhe se shumë gënjeshtra janë shkruar për atë gjatë kësaj kohe, ndërsa theksoi se është maksimalisht i përqendruar të ndihmojë skuadrën në fushë.

Related posts

Zgjodhi Zvicrën, shqiptari është një nga talentet më të kërkuar të Superligës zvicerane

Sadik.Autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Mbrojtësin Mërgim Mavraj e kërkon Deportivo e Brescia 

Isa.Autor

As Bacca, as Kaliniç, kush do të jetë bomberi i së ardhmes te Milani?

Sadik.Autor

Leave a Comment