Futboll La Liga Sport

BEFASON PIQUE/ Në stërvitje me BIÇIKLETË: SPANJOLLI sillet si ambjentalist

Gerard Pique është filmuar ndërsa udhëton me një biçikletë elektrike që kushton mbi 10000 euro për të shkuar në stërvitje. Por kjo ka ndodhur jo sepse është ndonjë dashamirës i madh i ambientit, por sepse të premten është ndaluar nga policia që zbuloi se ai ngiste makinën pa pasur një patentë të vlefshme.

Tani ai rrezikon deri në gjashtë muaj burg për këtë kundravajtje. Në Spanjë patentat funksionojnë në një sistem me 12 pikë dhe nëse këto pikë hiqen të gjitha për shkak të shkeljeve të ndryshme, leja e drejtimin hiqet dhe shoferët duhet të kryejnë edhe një herë provimin për të parë nëse janë të aftë që të ngasin makinën.

Të premten mbrojtësi i Barcelonës u ndalua nga policia e cila zbuloi se në patentën e tij kishte 0 pikë dhe automatikisht ai u ndalua të ngiste një mjet motorik. Por për t’u siguruar që të mos bëhej vonë për stërvitje Pique ka përdorur mjetin elektrik që mund të ecë deri në një shpejtësi 60 km/h, që sipas “AS”, është bërë me porosi për të.

Me siguri që trajneri Ernesto Valverde do të jetë mërzitur kur ka parë një prej lojtarëve të tij kryesorë të ecë me atë shpejtësi në rrugët e qytetit pa helmet mbrojtëse dhe pa duart në timon. Por me shumë gjasa lojtari i tij do t’i shpëtojë burgut dhe do të marrë vetëm një gjobë të majmë, te rreth 7000 euro.

Nuk është hera e parë që Pique ka probleme me ligjin. Vitin e kaluar u ndalua nga policia për ngarje të makinës në mënyrë të pakujdesshme dhe mbi shpejtësinë e lejuar. Ndërsa në vitin 2014 u gjobit me 12 000 euro pas një debati të ndezur me një polic rrugor. Tre vjet të tjerë para atij incidenti u kap nga policia duke mbajtur një fëmijë në krah ndërsa ngiste makinën, në vend që ta kishte ulur në ndenjësen e posaçme.

Related posts

Linda Morselli me adrenalinën e shpejtësisë, krah Alonsos në Barhein

Sadik.Autor

NUK KANË MË BESIM TEK SULMUESI BELG/ Real Madrid e nxjerr në shitje, yllin Hazard e kërkojnë në Serie A

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tirana në fund të sezonit rrezikon të zbrazet, ja 3 lojtarë që kanë oferta për t’u larguar…

Delo.autor

Leave a Comment