Basketball Sport

NBA/ Harden magjik për Houston, Toronto triumfon pas kohës shtesë

Skuadra e Houston, një “triple double” të James Harden, mposhti 122-115 Atlanta. “Mjekra” realizoi 41 pikë, 10 rebound e 10 asist, në një ndeshje të dominuar nga ekipi teksan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Young për Atlanta. Fitore në sekondat e fundit për Denver, që mposhti 107-106 Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Doncic realizoi 27 pikë e 10 asist për Dallas, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denver u dallua Jokic, autor i 33 pikëve.

Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee, që mundi 107-98 nënkampionët e Golden State. Tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 30 pikë e 13 rebound. Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 129-114 Boston, sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua DeRozan me 30 pikë. Miami mposhti 122-108 Indiana, takim ku diferencën në fushë për ekipin nga Florida e bëri Herro me 19 pikë.

Pas kohës shtesë fiton skuadra kampione e Toronto, që mundi 112-110 Charlotte, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekipi e herë tjetri. Ibaka e Davis realizoi secili nga 23 pikë e 11 rebound për kanadezët. Fitore të lehtë korri skuadra e New Orleans, që mundi 123-108 Chicago, takim ku shkëlqeu Ingram me 29 pikë e 11 asist, ndërsa Utah Jazz fitoi 128-104 ndaj Neë York (Bogdanovic 20 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – San Antonio, 114-129

Charlotte – Toronto, 110-112

Indiana – Miami, 108-122

Orlando– Washington, 123-89

Atlanta – Houston, 115-122

Dallas – Denver, 106-107

New Orleans – Chicago, 123-108

Utah Jazz – New York, 128-104

Golden State – Milwaukee, 98-107

Related posts

Shqipëria mposht Izraelin dhe kualifikohet për në finalet e Ligës së Europës

Sadik.Autor

Ironia e Shpëtim Gjikës: Humbja e Vllaznisë, Flamurtari zyrtarisht mbijeton edhe këtë sezon

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Eriksen transferohet te REALI? Mesfushori jep përgjigjen e tij

Isa.Autor

Leave a Comment